Gjendje e mjerueshme: Liqeni Akumulues në Mitrovicë shndërrohet në moçal

Publikuar më:

Gjendja e shtratit të Liqenit Akumulues në Mitrovicë vazhdon të jetë katastrofale.

Barishte të rritura dhe të dalura ku shihen qartë, ia kanë humbur bukurinë këtij Liqeni, shkruan Jepi zë.

Qytetarët që kanë dalur ta shijojnë këtë pjesë, janë ankuar për papastërinë që është krijuar si pasojë e barishteve.

Nga pamjet, krijohet përshtypja se në shtratin e lumit Iber është krijuar një “mal nënujor” nga barishtet e rritura.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës e udhëhequr nga ish kryetari Agim Bahtiri, kishte blerë një barkë prej 20 mijë euroshe për pastrimin e lumit, por duket se paratë të kenë shkuar “posht”, pasi kjo anije nuk po kryen punë.

JU REKOMANDOJMË