Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje në një lokacion në Mitrovicën e Veriut, ku ka sekuestruar mjete shpërthyese (granata dore), municion, pajisje të caktuara të kriptovalutave dhe gjësende tjera.
Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari M.B., i lindur në vitin 1988.
Sipas njoftimit të policisë, pas një denoncimi për praninë e “sendeve të dyshimta” në një lokacion, policia ka kryer bastisjen dhe ka sekuestruar:
• Katër granata dore M79
• Tetë maska gazi me filtra dhe dy filtra rezervë
• Dhjetë USB
• Pajisje optike për snajper “Tasco 6×40”
• Mantel për snajper
• Karikator me pesë fishekë për pushkë
• Një kuti me pesëmbëdhjetë fishekë për pushkë kalibër 7.9 mm
• 99 fishekë për armë gjahu
• Dy fishekë për pistoletë (E C S 43)
• Dy telefona
• Një kartë SIM IPKO
• Katër karikues (adapterë) për radio-lidhje (Motorola)
• Një bluzë e zezë me mbishkrimin dhe logon “KOSOVSKI VITEZOVI”
• Një çantë me pajisje optike për armë (Bushnell)
• Një elektrik dore
• Një shufër metalike
• Një busull ushtarake
• Një dritë rrotulluese për automjete
• Pajisje për pastrimin e armëve
• Një palë pranga me këllëf
Të gjitha gjërat e gjetura janë sekuestruar, teksa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.