E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Publikuar më:

Dy policë kosovarë dyshohet të jenë plagosur sonte në Skënderaj.

“Jepi zë” mëson se, sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mbrëmjes së sotme.

Gazeta mëson se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe ekipet e Emergjencës.

Deri tani nuk dihen detajet si erdhi deri te rasti tragjik.

JU REKOMANDOJMË