E rëndë: Aksidentohet rëndë një minator i Trepçës, bie 50 metra në humnerë – u rrotullua mbi 20 herë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur parmbrëmë në rrugën Mitrovicë-Bajgorë, saktësisht mbi ndërtesën e Flotacionit, rreth orës 23:00.

Një minator i ri i Trepcës, V. Maloku, ka përfunduar në humnerë 50 metërshe afër një ure, shkruan “Jepi zë”.

Ai për Gazetën “Jepi zë” ka konfirmuar aksidentin, duke treguar se ka pësuar mjaft shumë lëndime në gjithë trupin.

Maloku ka thënë për “Jepi zë”, se vetëm fati e ka shpëtuar, pasi vetura i është rrotulluar mbi 20 herë.

“20 herë jam rrotullu me kerr teposhtë. Kam luftu me shpirt deri sa kam dalë në rrugë”, thotë Maloku.

Edhe nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë”, shihet vetura që ka rënë dhjetëra metra poshtë, dhe duket thuajse e demoluar.

JU REKOMANDOJMË