E frikshme: Një person afrohet me kombi tek një market dhe u nxjerr armën punëtorëve

Publikuar më:

Të dielën e 19 qershorit pak para mesnatës, në Pejë ka ndodhur një zënkë verbale, ku njëri nga të përfshirët ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar tjetrit.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se një i dyshuar, që drejtonte një automjet ndalet para një dyqani, nxjerrë armën, e drejton kah personi tjetër duke e kërcënuar.

I dyshuari është arrestuar nga Policia.

“Personi që dyshohet që e ka ekspozuar armën është arrestuar, i është konfiskuar arma.. me një karikator me disa fishekë… dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Nuk e di motivin ende, veç sigurisht ata janë shumë afër kështu me lokale me treg ditor edhe po dyshohet për qata diçka por tani nuk mund ta them atë se nuk e di”, tha Gashi për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me njërin prej personave të përfshirë në ngjarje.

Dëshmitari B.M., ndaj të cilit dyshohet se është drejtuar arma, për KALLXO.com ka rrëfyer versionin e tij se si ka rrjedhur ngjarja.

“Aty veç i kemi pasur disa fjalë ndërmjet vete, unë në fakt vetëm kam qenë duke e pi një cigare me një punëtor të tij edhe ai e ka thirr punëtorin e vet, pastaj më ka sharë mua, dhe unë veç ia kam kthyer me sharje, tani ai ish shku me marrë alltinë…”, ka thënë ai, teksa ka shpjeguar se më pas në vend ngjarje ka ardhur policia.

Për pamje klikoni KËTU

JU REKOMANDOJMË