Arrestohen dy persona për plagosjen e dy policëve në Skënderaj

Publikuar më:

 

Policia e ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve të saj në Skenderaj rreth mesnatës

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona derisa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas njoftimit njëri nga policët ka marrë plagë nga arma e zjarrit derisa tjetri ka marrë lëndime nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante” – njofton policia.

JU REKOMANDOJMË