Aksion i madh policor për të arrestuar Nuredin Lushtakun, dyshohet se plagosi dy policë

Publikuar më:

Një aksion i madh policor ka nisur pas mesnatës për të arrestuar ish-nënkryetarin e Komunës së Skënderajt e UÇK-së, Nuredin Lushtakun, vëllezërit e djemtë e tij.

Ata dyshohen që sulmuan dy pjesëtarë të Policisë në Skënderaj, duke i bërë për spital, shkruan Jepi zë.

Rreth orës 00:30 në Skenderaj në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy policë të cilët janë dërguar në QKUK dhe janë kanë marrë trajtim mjekësor.

Dyshohet nga shkëmbimi i zjarrit u plagosen policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut/Jepi zë

JU REKOMANDOJMË