Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës, 2 persona i merr ambulanca

Publikuar më:

Dy persona të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Kçiq të Mitrovicës

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pak më parë si pasojë e një aksidenti në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Në aksident është përfshirë vetura e Postës së Shpejtë “Bring”.

Nga fotografitë që ka siguruar “Mitropol” shihet se veç lëndimeve në njerëz ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aty vërehet se si pasojë e aksidentit, vetura e “Bring” ka rënë në greminë.

Sipas dëshmitarëve, Policia dhe Ambulanca janë njoftuar në të njejtën kohë për ngjarjen.

Megjithatë, Ambulanca me ekipet shëndetësore ende nuk kanë arritur në vendngjarje, gjersa ekipet policore sapo kanë arritur aty.

JU REKOMANDOJMË