Ish-luftëtari i UÇK-së, Ramadan Zymerajt vdiq mbrëmë duke marrë pas vete edhe plagët që ia shkatoi lufta për çlirim.
Plumb Zymeraj, djali i tashmë të ndjerit, pas humbjes së prindit, foli pak për të, në një deklarim për Klan Kosova.
“Unë kam qenë i ri atëherë, ai ka qenë nëpër Shqipëri, ka rënë nëpër burgje të Serbisë edhe unë vet kam qenë nëpër burgje”, tha ai.
Për rrugëtimin e Ramadanit foli edhe sekretari i OVL-UÇK-së së Rahovecit, Feriz Thaçi, i cili kujtoi sfidat prej luftaraku mjaft mirë.
Zymeraj aso kohe bashkë me njësitin e tij ishin aktivizuar për bartjen e armëve për nevojat e UÇK-së.
Pas vetes ai la 3 vajza dhe 8 djem, teksa u varros me ceremoni mortore në orën 16:00 në fshatin e lindjes.






