Sërish gjuajtje me armë në Skënderaj, një person gjuan 8 plumba në një veturë – tentoi ta vriste një person

Publikuar më:

Një rast gjuajtje me armë u regjistrua mesnatën e mbrëmshme në Skënderaj, saktësisht në oren 01:30.

“Jepi zë” ka marrë vesh se aty u shkrepën 8 plumba në drejtim të një veture nga një person i dyshimtë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia, personat e përfshirë së pari ishin rrahur, e më pas edhe kanë gjuajtur me armë.

Siç shihet edhe nga fotografia që ka siguruar “Jepi zë”, aty shihen shenjat e Policisë të cilët kanë gjetur si prova gëzhojat e plumbave.

Sipas fotografisë, shihet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ” 30 Dhjetori” dhe një rruge tjetër.

Deri tash nuk dihen detajet e as motivet, por dyshohet se të përfshirët janë familjarë dhe ishin kapur për pronë.

JU REKOMANDOJMË