Një rast gjuajtje me armë u regjistrua mesnatën e mbrëmshme në Skënderaj, saktësisht në oren 01:30.
“Jepi zë” ka marrë vesh se aty u shkrepën 8 plumba në drejtim të një veture nga një person i dyshimtë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia, personat e përfshirë së pari ishin rrahur, e më pas edhe kanë gjuajtur me armë.
Siç shihet edhe nga fotografia që ka siguruar “Jepi zë”, aty shihen shenjat e Policisë të cilët kanë gjetur si prova gëzhojat e plumbave.

Sipas fotografisë, shihet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ” 30 Dhjetori” dhe një rruge tjetër.
Deri tash nuk dihen detajet e as motivet, por dyshohet se të përfshirët janë familjarë dhe ishin kapur për pronë.






