Zbulohet arsyeja e vrasjes në treg: 27 vjeçari u qëllua pas një mosmarrëveshje për 2 fidane

Publikuar më:

Pas shkrepjeve të disa plumbave, mbeti i vrarë 27 vjeçari që punonte në tregun e Mitrovicës.


Në këtë rast janë plagosur edhe 3 persona tjerë, përfshirë këtu edhe të dyshuarin që shtiu me armë zjarri.

Por, një dëshmitar i rastit ka tronditur me fjalët. Ai thotë se nuk pati sjellje profesionale të policisë.

Isak Brahimi që ishte dëshmitar tregoi për rastin në detaje.

“Gabimin ma të madh e ka bo policia në atë moment kur kufomën e kanë tërheq prej vendit të ngjarjes edhe te ky rrethi këtu përballë neve e kanë qu gjoja me i jep ndihmën e parë, në atë moment ka ardh edhe ndihma e parë e kanë blloku rrugën policia e prej kerrit të policisë e kan qit masanej në kerr të ambullancës,” tha Isak Brahimi.

Ai tregoi edhe arsyen që çoi në vrasjen e 27 vjeçarit.

“Rasti ka ndodh si një mosmarrëveshje për do fidane për kurgjo hiç qysh thot populli barrën e merr polici se nuk vrahet njeri për kurgjo hiç” – shtoi ai.
Duhet theksuar se viktima punonte si shitës fidanesh në tregun e qytetit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.