Xhumaja e nesërme në pikëpyetje

Publikuar më:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës për të vendosur nëse do të ndalet falja e xhumasë nesër nëpër xhami, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.


Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i ka ndaluar dje tubimet publike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

Megjithatë, akoma nuk është vendosur nëse komuniteti mysliman në Kosovë do ta falë namazin e xhumasë këtë të premte.

“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.

Sidoqoftë, vetë BIK-u dje ka konfirmuar se nuk është ndalur namazi i Xhumasë, mirëpo u ka bërë thirrje imamëve që hytben të mos e zgjasin më shumë se 10 minuta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.