VV e LDK nuk e formatin Mitrovicën, asnjë ministër nga ky qytet

Publikuar më:

Ndonëse është një prej qendrave kryesore, Mitrovica nuk do të përfaqësohet me asnjë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit.


Sic u raportua sot, në listat me emrat e ministrave që pritet të votohen nesër, nuk figuron asnjë nga Mitrovica.

Kjo gjë bëhet akoma më e cuditshme, pasi VV doli parti e parë në këtë Komunë dhe, si duket, nuk ishte argument i mjaftueshëm për të vendosur si prioritet këtë qytet.

Sidoqoftë, kuadrot nga Mitrovica akoma nuk e dinë nëse do të vendosen në ndonjë prej pozitave më të ulëta qeverisëse.

Ndryshe, në Qeverinë e kaluar ministër i vetëm nga Mitrovica ishte Bedri Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.