Vrasje e rëndë: Vritet 16 vjeçari, Policia e Kosovës gjen armën me fishekë

Publikuar më:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërmicë në Prizren mbrëmë.

Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit ka hasur në një trup të pajetë dhe afër viktimes ka gjetur një armë me gjashtë fishekë, gëzhoja dhe një telefon.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion. Para gjetjës së trupit të vdekur policia kishte hasur tek një person i plagosur me armë zjarri dhe pastaj ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjës.

VRASJE E RËNDË

Prizren, 18 qershor 2022

Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:

• Një Pistoletë
• Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
• Një telefon dhe
• Disa gëzhoja

Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime.

JU REKOMANDOJMË