Vrasja në tregun e Mitrovicës, i akuzuari del para gjykatës me këtë deklaratë të papritur

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, sot është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Shefki Asllanit i akuzuar për vrasje të rëndë në tregun e gjelbër në Mitrovicë.

Në këtë rast, i pandehuri Asllani po akuzohet se pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë në kokës, ndërkaq i pandehuri Shefki Asllani nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Velko Vuqetiq, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të mërkurën, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovice, bëri të ditur se prezent janë prokurori Njazi Rexha, përfaqësuesi ligjor i viktimës, mbrojtësi i viktimës avokati Abit Asllani, i pandehuri Shefki Asllani dhe dy mbrojtësit e tij avokati Mahmut Halimi dhe avokati Hajzer Salihu.

Tutje kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vuqetiq e njoftoi të pandehurin lidhur me të drejtat e tij në këtë procedurë penale si dhe e ftoi prokurorin e rastit për lexim të aktakuzës.

Seanca vazhdoi me leximin e aktakuzës nga prokurori Njazi Rexha.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i pandehuri u deklarua se e ka kuptuar aktakuzën dhe veprën me të cilën po ngarkohet dhe se nuk e ndjen vetën fajtor për të njëjtën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mua më vjen keq për çdo gjë që ka ndodh, i shprehi ngushëllime familjes por nuk e pranoj fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohem”, deklaroi i pandehuri.

Në këto rrethana, gjykatësi Velko Vuqetiq e njoftoi atë lidhur me të drejtën për të kërkuar hedhjen e aktakuzës dhe për të kundërshtuar provat në afat prej 30 ditësh.

Tutje, gjykatësi Vuqetiq bëri të ditur se i pandehuri është në paraburgim nga data 17 prill 2021 dhe kërkoi mendimin e palëve lidhur me vazhdimin e paraburgimit për të njëjtin.

Lidhur me vazhdimin e paraburgimit për të pandehurin, prokuroi i rastit propozoi që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Me propozimin e prokurorit, palët u deklaruan pa vërejtje, mbrojtësi i të pandehurit, avokati Halimi shtoi se gjatë procedurës së fillimit të shqyrtimit gjyqësor varësisht nga rrjedha e procedurës do të japin propozime konkrete lidhur me këtë masë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me datë 28 tetor 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 pika 1.5 të KPRK.

Sipas aktakuzës, me datë 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca”, në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç ‘rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 , prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor, me ç ‘rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominal, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes.

Në aktakuzë poashtu thuhet se si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera