Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë dënon me 200 euro shoferin që u fut me veturë në shesh

Publikuar më:

Drejtoria për Inspektime ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj personit që ka hyrë me veturë në sheshin “Adem Jashari”.

Pas pranimit të informatës dhe verifikimit të rastit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Vushtrri, është identifikuar pronari i automjetit, ndaj të cilit është ndërmarrë masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komuna e Vushtrrisë ka thënë se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e hapësirave publike dhe zbatimin e rregulloreve në fuqi, duke ndërmarrë veprime ndaj çdo shkeljeje që cenon rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË