Sami Lushtaku e lavdon paraqitjen e Bedri Hamzës, por thotë se jep dorëheqje nga PDK nëse ka koalicion

Publikuar më:

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin.

Ai e ka falënderuar Bedri Hamzën për “qëndrimin dinjitoz” në takimin me Albin Kurtin.

Gjithashtu, Lushtaku tha se vazhdon t’i qëndrojë prapa deklaratës së tij të mëhershme se në rast se partia e tij bën koalicion me LVV-në do të japë dorëheqje.

“Nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje.”, tha Lushtaku.

JU REKOMANDOJMË