Zyrtari i Visar Azemi nga LDK ka reaguar sërish lidhur me çështjen e KEDS-it, duke publikuar një shkrim të shoqëruar me fotografi që, sipas tij, dëshmojnë përpjekje për fshehje të provave.
Në reagimin e tij, Azemi ka deklaruar se “KEDS-i me mëngjes qenka zgju me i fsheh provat e krimit”, duke sugjeruar se veprime të tilla janë bërë për të mbuluar shkelje të mundshme.
Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, duke theksuar rolin e tyre në sigurimin e informacioneve dhe dëshmive. “Falemnderit qytetarëve që vazhdimisht po i dërgoni këto dëshmi”, ka shtuar ai.






