Vetëdorëzohet në Polici Ardit Zymberi, një nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit

Publikuar më:

Është dorëzuar në polici Ardit Zymberi, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 26-vjecarit, të premten pas mesnatës, në Mitrovicë

Si rrjedhojë  e hetimeve të vazhdueshme  në kërkim të  dy- personave të dyshuar për veprën penale  vrasje e rëndë e ndodhur  me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit  A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës  është vetdorëzuar.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me teje.

Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën Artim Jashari pas një zënke-mosmarrëveshje është  sulmuar fizikisht viktima: A .M. 25 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë.

I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Nga  veprimeve të  deritanishme hetimore, hetuesit policor  kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  Vrasje

JU REKOMANDOJMË