Vdesin 2 persona të Mitrovicës nga COVID-19: Janë nga Kçiqi dhe Koshtova

Publikuar më:

Dy persona nga Mitrovica, kanë humbur luftën kundër coronavirusit mëngjesin e djeshëm.


Policia e Kosovës i ka konfirmuar dy vdekjet për “Jepi zë”, duke mos treguar edhe shumë detaje për viktimat.

Gazeta mëson se të vdekurit janë nga Kçiqi i Madh, respektivisht nga Koshtova e Bobit.

I vdekuri i parë është një mashkull nga Kçiqi, me iniciale D.B dhe i lindur në vitin 1940. E vdekura e dytë është femër, me iniciale Z.B dhe e lindur në vitin 1939.

Me keto dy vdekje, Mitrovica çon në 11 numrin e të vdekurve që nga nisja e pandemisë.

Po ashtu, Komuna e Mitrovicës qëndron lartë me numrin e të prekurve. Vetëm sot, u regjistruan 16 raste të reja, ndërkaq dje 26. Mitrovica dje dhe sot ka qenë qyteti i dytë në Kosovë me më së shumti raste të reja./Jepizë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.