Vdesin 2 burra të Mitrovicës nga COVID, njëri ishte vetëm 40 vjeçar

Publikuar më:

Gjatë mëngjesit të sotëm, dy persona nga Mitrovica kanë vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtoheshin pasi infektimit më COVID-19.


Siç ka mësuar “Jepi zë”, që të dy të vdekurit janë banorë të qytetit të Mitrovicës, në lagjet afër qendrës.

I vdekuri i parë është një person i lindur në vitin 1940 me iniciale M.N, ndërkohë që personi i dytë që vdiq është i lindur në vitin 1980, me iniciale G.H.

“Jepi zë” ka biseduar me zyrtarë nga Spitali dhe burime brenda institcioneve, të cilët kanë konfirmuar që të dy personat kanë vdekur në mëngjes e janë varrosur gjatë mesditës.

Këto vdekje çojnë në 21 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë.

JU REKOMANDOJMË