Vdes nga COVID-i punëtori i njohur shëndetësor, Sheki

Publikuar më:

Punëtori shëndetësor Sherafedin Mehmeti ka humbur para pak minutash betejën me COVID-19.


“Jepi zë” ka marrë informacione të sigurta nga burime brenda spitalit, se i njohuri si “Sheki” nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit.

Sheki ishte i shtrirë në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtohej që prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Kjo vdekje con në 24 numrin e të vdekurve në Mitrovicë, dhe dy vetëm gjatë ditës së sotme.

Mitrovica për momentin është një prej qyteteve me më së shumti të vdekur në Kosovë.

Ndryshe, Shekin e njohin i gjithë qyteti, pasi përvec si teknik në spital, ai ka punuar edhe si fizioterapeut. Për disa vjet ai ka qenë edhe fizioterapeut i klubit futbollistik, Trepca 89./Jepize

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.