Vdes edhe një burrë i Mitrovicës nga COVID, shkon në 23 numri i viktimave

Publikuar më:

Një burrë nga Mitrovica ka humbur betejën me COVID-19 gjatë mëngjesit të sotëm.


“Jepi zë” ka mësuar se K.M i lindur në vitin 1953, ka vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtohej pas infektimit.

Sipas informacioneve, viktima do të varroset këtë mesditë vetëm nga anëtarë të familjes së ngushtë.

E kjo vdekje çon në 23 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë.

Ndryshe, dje vdiq një grua nga Zhabari e pardje dy burra nga Mitrovica, duke rritur kështu ndjeshëm numrin e vdekjeve në qytet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.