Vdes arsimtarja e njohur e Matematikës

Publikuar më:

Punëtorja e vjetër e Arsimit në Mitrovicë, Mehriban Mustafa, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur mika e saj, deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

Ajo ka thënë se e ka njohur për së afërmi arsimtaren Mustafa, duke e vlerësuar lart.

“Sot na paska lënë shumë herët një grua e mirë, në fakt një grua shembullore, zonja Mehriban Mustafa. Unë pata fatin ta njoh për së afërmi që kur isha e vogël, pasi që e kisha arsimtare të matematikës, prej së cilës mësova shumë, e jo vetëm nga matematika po shumë më shumë. Do ta kujtoj përherë si një grua shembull!Ngushëllime familjeve Cërnobregu dhe Mustafa, gjithë farefisit, miqve të shumtë që i pat, kolegëve e kolegeve, nxënësve nga gjenerata të shumta si dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Pushoftë në paqe shpirti i saj i bardhë e familja paçin forcë ta përballojnë këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË