Ushtria e Kosovës do të pajiset me helikopterë

Publikuar më:

Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta. Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë. Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.

Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

Gjenerali Rama, bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.

E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.

Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.

Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.

Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.