Ulqin: Policia malazeze arreston 3 kosovarë në mes të shetitores, përdoret dhunë dhe gazlotësjellës

Publikuar më:

Në shetitoren e qytetit bregdetar të Ulqinit, policët malazez kanë arrestuar tre qytetarë kosovarë.

“Jepi zë” ka siguruar video nga momenti i arrestimit të tre të rinjëve në mesin e turmës së turistëve.

Gjatë arrestimit, zyrtarët policorë që ishin në numër të madh kanë përdorur forcën me ç’rast kanë bërë që turistët tjerë të reagojnë me fishkëllima duke kundërshtuar këtë dhunë të shfaqur.

Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se gjatë këtij arrestimi është përdorur edhe gazilotsjellës, i cili sipas tij ka qenë i panevojshëm pasi nuk ka pasur rezistencë.

Ndryshe numri i turistëve kosovarë këtë vit në Ulqin ka qenë më vogël për shkak të çmimeve të mëdha dhe procedurave për kalimin e kufirit.

VIDEO:

IMG_2900

JU REKOMANDOJMË