Mërgimtari që kanosi ministrin Sveçla arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar më:

Tetë muaj pasi dyshohet se e kanosi ministrin në detyrë Xhelal Sveçla, një shtetas i Kosovës u arrestua të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

I arrestuari është Remzi Hajzeraj, një 43-vjeçar me banim jashtë Kosovës

Hajzeraj ishte proceduar penalisht për kanosje në nëntor të vitit të kaluar pasi dyshohet se kërcënoi ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme përmes rrjeteve sociale.

Pas arrestimit në aeroport, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.

“Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.”

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË