U bën 10 ditë, Policia ende nuk ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 26 vjeçarit mitrovicas

Publikuar më:

Para gati dy javësh, Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 26-vjeçar vdiq nga plagët e marra nga thika.

I vrarë mbeti 26 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Personat e dyshuar, janë L.B dhe A.Z nga Mitrovica.

Ky i fundit është vetëdorëzuar në Polici, ndërsa i dyshuari kryesor L.B është ende në arrati.

Kur u bën 10 ditë nga vrasja, Policia ka thënë se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

“I dyshuari i dytë ende mbetet në kërkim policor”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Ndryshe, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, Policia gjeti drogë e armë të gjata.

JU REKOMANDOJMË