Trepça ka hyrë në serinë më të mirë të stinorit

Publikuar më:

Futbollistët e Trepçës kanë kapur formën më të mirë të stinorit këtë sezon, ndërsa ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi të dielën ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligë të Parë Grupi A, që mundëson ekipin mitrovicas të kërcejë edhe një pozitë në renditjen tabelare, duke dalë në vendin e shtatë pas 23 ndeshjesh në këtë ligë.

Tre fitore radhazi për mitrovicasit është forma më e mirë e kapur këtë stinor nga ekipi, që deri tash ka pasur makismalisht dy fitore radhazi në 2022/23.

Xehetarët kanë qenë më të mirë sot sesa ekipi i ardhur këtë stinor në Ligë të Parë, Rilindja 1974, duke i mposhtur ata si mysafir me rezultat, Rilindja 1974 0-2 Trepça [Edvin Çeshko 45, Moustapha Ba 55].

TABELA AKTUALE

Ka qenë Edvin Çeshko që i dha epërsinë minatorëve pak para fundit të pjesës së parë, kur pranoi topin nga Moustapha Ba, ndërsa me të nisur pjesa e dytë ka qenë pikërisht Ba, që i ka dhënë fund dilemave për fituesin e ndeshjes, duke futur në rrjetë topin pas asistimit të Diar Mustafës për përfundimtaren 0-2!

Fitorja bën që Trepça të ngritet edhe për një pozitë në renditje, ndërsa Rilindja 1974 tash bie në pozitën e tetë, por ka të siguruar mbijetesën dhe katër xhirot e fundit të dyja skuadrat luajnë për prestigj derisa gara e vetme në këtë grup të Ligës së Parë ka mbetur të jetë ajo mes Feronikelit’74 dhe Lirisë se cila po shkon direkt në Superligë, ku gjasa të mira ka edhe Phoenixi (së paku për barazh). Aktualisht Trepça e shtata ka 29 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Rilindja 1974 ka 28 pikë nga po aq ndeshje.

JU REKOMANDOJMË