Në një akt solidariteti dhe përgjegjësie sociale, Rudina Farm ka dhuruar sot 2000 litra qumësht të freskët falas për qytetarët e Prizrenit.
Ky veprim vjen në një periudhë sfiduese për fermën, e cila po përballet me vështirësi të mëdha. Megjithatë, në vend që qumështi të hidhej, u vendos që ai t’u shpërndahej qytetarëve, me qëllim që të arrinte në sofrat e familjeve.
Përfaqësuesit e fermës theksuan se ky gjest është një shprehje solidariteti dhe respekti për komunitetin, si dhe një mesazh për rëndësinë e vlerësimit të punës së fermerëve.
“Besojmë se qumështi duhet të arrijë në sofrat e familjeve, jo të derdhet,” u shprehën nga Rudina Farm, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.







