Një zyrtar republikan amerikan ka shprehur mirënjohje publike për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj në garantimin e sigurisë publike.
Përmes një mesazhi publik, Pastori Mark Burns, i cili po qëndron në Kosovë, falënderoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën që bëjnë çdo ditë në mbrojtje të qytetarëve dhe ruajtjen e rendit.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike gjatë kohës sonë në Kosovë”, thuhet në mesazh.
Ai theksoi se puna e zyrtarëve policorë është e rëndësishme për mbrojtjen e komuniteteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
“Faleminderit për punën që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetet, për të ruajtur rendin dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Përkushtimi juaj nuk kalon pa u vënë re”.
“Zoti i bekoftë dhe i mbroftë të gjithë zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, teksa shërbejnë me guxim dhe nder”, u shpreh në fund Burns.







