Tragjike: Gjendet një burrë i varur në një fshat të Skënderajt

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një person ka bërë vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 80-vjeçar i cili i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar, në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ende nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar për rastin.

JU REKOMANDOJMË