Tifozët e Kosovës, “Dardanët” nisen drejt Greqisë, duan fitoren e Kosovës në ndeshjen e sotme

Publikuar më:

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” janë nisur sot në mëngjes për në Greqi.

“Dardanët” do të jenë prezent sot në stadiumi Panthessaliko në Volos të Greqisë, shkruan Jepi zë.

Sot Kosova e luan ndeshjen e dytë kundër grekëve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës ishte mposhtuar nga përfaqësuesja greke në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen e sotme Kosova do të ketë disa mungesa të futbollistëve në formacionin e parë.

Grekët janë në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse “Dardanët” në pozitën e dytë me gjashtë pikë, shkruan Jepi zë

Tifogrupi i “Dardanëve” përmes publikimit të një fotoje ka bërë të ditur se grupi është nisur drejt shtetit grek.

Postimi i plotë:

Forca Kosovë, për ne fito🇽🇰💙.

DUAM FITORE!!!

JU REKOMANDOJMË