Auditori gjeti se 91 mijë euro i morën pensionistët “n’varr” 

Publikuar më:

Gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë treguar se gjatë vitit 2025 mbi 91 mijë euro nga buxheti i shtetit janë ekzekutuar në emër të qindra pensionistëve të vdekur.

Sipas ish-zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Dreshaj mosraportimi me kohë i vdekjes së përfituesve nga disa familje ka mundësuar keqpërdorimin e parasë publike.

Për Dreshajn, kjo nuk është vetëm neglizhencë institucionale, por përfitim i vetëdijshëm në dëm të shtetit, i cili duhet të ndëshkohet.

Sipas ekspertit të financave, Shkumbin Misini ky dëm është pasojë e mungesës së kontrollit dhe mbikëqyrjes.

Ky problem është evidentuar edhe në raportet e mëparshme të auditimit po që ky problem po  vazhdon pavarësisht rekomandimeve.

JU REKOMANDOJMË