Thirrjet për protesta, Bajqinovci: Përpjekje për rikthim të atyre që e shfrytëzuan shtetin

Publikuar më:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj thirrjeve të fundit për protesta dhe mobilizim qytetar, duke i cilësuar ato si përpjekje të opozitës për të kompensuar mungesën e mbështetjes elektorale.

Sipas Bajqinovcit, përgjigjja e qytetarëve është dhënë qartë në zgjedhje, ku, sipas tij, 51.11 për qind e votuesve i kanë dhënë besimin Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kur nuk kanë votë, kërkojnë zhurmë”, ka theksuar ai, duke shtuar se thirrjet për “revolta” po vijnë nga të njëjtët aktorë politikë që, sipas tij, e kanë shfrytëzuar shtetin në të kaluarën dhe tash synojnë rikthimin në pushtet.

Ai ka vlerësuar se koha e tyre politike ka përfunduar dhe se qytetarët tashmë i kanë vendosur në opozitë.

JU REKOMANDOJMË