Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet, të cilat do të vlejnë gjatë 24 orëve të ardhshme.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me 1 euro e 60 centë, duke shënuar rritje krahasuar me ditën e djeshme.
Çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 1 euro e 43 centë për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 60 centë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.





