Një dridhje tërmeti është ndjerë në Kosovë, pak minuta më parë.
Dridhja është ndjerë rreth orës 17:32 dhe ka qenë i 4.28 shkallë rihteri.
Epiqendra, sipas aplikacionit që njofton për dridhjet sizmike të tokës ka qenë në veri të Kosovës, më saktë në afërsi të Leposaviqit.
Dridhjet përveç se në Veri të vendit, janë ndjerë edhe në Prishtinë.