Të premtën, në të gjitha xhamitë e Kosovës, aksion për ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Publikuar më:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.

Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm.
Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.