Të pranuarit në “Trepcë” ia zënë derën kryeministrit Kurti, kundërshtojnë anulimin e konkursit

Publikuar më:

Emrat e rreth 150 personave u shpallën në listën përfundimtare për t’u bërë minatorë në “Trepcë” përmes një konkursi ku kishin aplikuar mbi 1000 persona.


Pas shpalljes së rezultateve nisën disa protesta kundër të pranuarve. Njerëzve që protestonin për ta anuluar konkursin, kryeministri Albin Kurti u kishte premtuar se do të marrë masa.

Mirëpo, tani janë rreth 150 persona që ishin në listën e të pranuarve që janë ngritur në protestë. Ata i kanë zënë derën kryeministrit dhe po kërkojnë që të mos anulojë konkursin, pasi thonë se nuk mund të bëhen viktima për 4 ose 5 persona.

Nga Qeveria, zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka pranuar protestuesit. Katër nga ta u futen në ambientet e Qeverisë për të dorëzuar ankesën e tyre.

Ndërkohë, rreth 50 praktikantë që janë nga familjet që kishin humbur jetën gjatë punës në Trepcë, janë futur në grevë. Ata ishin pranuar tani në punë të rregullt, pasi punuan mbi 1 vit si praktikant.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.