Një pjesë e lagjes Tavnik, saktësisht rruga Musine Kokollari, është shndërruar në një deponi mbeturinash.
Nga fotografitë që ka pranuar “jepi zë” nga një qytetar, shihet sasi e madhe e mbeturinave që janë hedhur në rrugë.
Qytetari shprehet i shqetësuar me gjendjen dhe kërkon që Komuna të marrë masa sepse, sipas tij, kjo gjendje është e rëndë.
“Deshta me i shpernda do foto ne nje lagje te Tavnikut ka fillu te behet nje depo mebeturina nga njerz te pa ndergjegjshum. Nese kishit mun ti postoni ne faqae tuaj noshta mer masa komuna se ka fillu te behet e pa durushme kjo gje”, thotë ai për “jepi zë”.
Ndryshe, vlen të theksohet se Tavniku është një prej lagjeve më të mëdha të Mitrovicës dhe është shumë afër qendrës.