Sulmohen dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”

Publikuar më:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës, janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore.

SHSKUK-ja e dënon dhe cilëson si të papranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.

Me gjithë sulmin fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.