Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë- Qytetarëve: Për raste jo urgjente fillimisht drejtohuni në QMF

Publikuar më:

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë u ka bërë thirrje qytetarëve që për raste jo urgjente fillimisht t’i drejtohen Qendrave të Mjekësisë Familjare me qëllim të shmangies së mbingarkesës së Shërbimit Emergjent, Repartit të Pediatrisë dhe shërbimeve të tjera spitalore.

Ky spital ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundjavës, 225 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente. 136 prej tyre kanë kryer analiza në laboratorin e Spitalit.

Në Repartin e Pediatrisë 262 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa 10 prej tyre janë ndalur për trajtim të mëtejmë.

Spitali në Mitrovicë ka bërë të ditur se gjatë fundjavës janë kryer 69 radiografi dhe 37 tomografi.

Po ashtu në këto ditë janë kryer 8 lindje.

JU REKOMANDOJMË