Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse e njeh “Lule Gjelin”.
“Kryeministër, a po e njihni Lule Gjelin”, kështu u pyet nga gazetarët, por që refuzoi të përgjigjet.
Të shtunën, VOX Kosova, nga burimet e saj në organet e rendit, raportoi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj llogarisë “Lule Gjeli”.
Dyshohet se pas kësaj llogarie në Facebook, qëndron Gent Prokshi, i afërt me eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky profil ka përdorur format më të ulëta propaganduese ndaj personaliteteve të ndryshme. Madje, e kishte shpallur të vdekur ish-Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.






