Arian Tahiri: Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi

Publikuar më:

Arian Tahiri ka përkujtuar me nderim Heroin Enver Zymberi, duke vlerësuar guximin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të ligjit, rendit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se sakrifica e Enver Zymberit mbetet dëshmi e përkushtimit të bijve më të mirë të vendit për lirinë, shtetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Përulem me respekt para kujtimit të Heroit Enver Zymberi, i cili me guximin dhe përkushtimin e tij u bë simbol i mbrojtjes së ligjit, rendit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij mbetet dëshmi se liria, shteti dhe siguria jonë janë ndërtuar mbi përkushtimin e bijve më të mirë të këtij vendi. Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi!”, shkruan Tahiri.

JU REKOMANDOJMË