Sikur në Serbi, lajmërimei për bomba edhe në shkollat në Mitrovicë

Publikuar më:

Sot në mëngjes në shumë shkolla fillore serbe në Kosovë kanë arritur lajmërime për bomba.

Siç merr vesh portali në gjuhën serbe “Kosovo Online”, lajmërimet për bomba kanë arritur mëngjesin e sotëm në shkollat ​​fillore në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Graçanicë dhe Gushtericë të Poshtme.

Nxënësit e këtyre shkollave fillore sot në mëngjes janë liruar në shtëpi, ndërsa mësimet do të organizohen online gjatë ditës.

Mëngjesin e sotëm shkollat ​​kanë marrë një e-mail kërcënues ku me alfabetin çirilik pretendohet se “në shkollë është vendosur një mjet shpërthyes”, si dhe se “vrasjet do të ndodhin, ne do të vrasim. Shkatërrimi është i nevojshëm. Do të shkatërrojmë. Sinqerisht na vjen keq që do të pësojnë të pafajshmit. Nuk ka mënyrë tjetër. Do të rrënojmë qeverinë e Serbisë. Sytë tanë janë drejtuar kah presidenti i Serbisë dhe përcjellja e tij. Do të vrasim të gjithë”.

JU REKOMANDOJMË