Ish-deputeti Egzon Azemi denoncoi mesazhet fyese e kërcënuese në Facebook, Policia identifikon të dyshuarin

Publikuar më:

Një denoncim për ngacmim përmes rrjeteve sociale ka çuar në identifikimin dhe intervistimin e një të dyshuari nga Prishtina.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është iniciuar pas ankesës së Egzon Azemit, rreth 31-vjeçar, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili ka raportuar se për një periudhë kohore kishte pranuar vazhdimisht mesazhe fyese, ofenduese dhe kërcënuese në rrjetin social Facebook.

Sipas kallëzimit, mesazhet dyshohet se dërgoheshin nga një profil me emrin “Resul Lushtaku”, ndërsa komentet dhe përmbajtjet fyese shfaqeshin edhe në publikimet e portaleve online sa herë që përmendej emri i tij.

Pas veprimeve hetimore dhe verifikimeve të kryera nga Njësia për Hetimin e Krimeve kundër Personit në Prishtinë, është arritur të identifikohet personi që dyshohet se qëndronte prapa profilit në fjalë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Resul Lushtakun, rreth 25-vjeçar, i cili është ftuar të paraqitet në Polici dhe është intervistuar lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Pas intervistimit, Prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin e “Ngacmimit” vazhdojnë.

Mesazhe fyese, komente ofenduese dhe përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale. Denoncimi i ish-deputetit çoi në identifikimin e personit që dyshohet se fshihej pas profilit në Facebook.

JU REKOMANDOJMË