Rama ironizon: Përzierje e hatashme, njerëz nga Kosova, Maqedonia dhe ndërkombëtarë po vijnë për të shpëtuar Shqipërinë

Publikuar më:

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet dhe kritikat e qytetarëve, por nuk duhet të udhëhiqet nga presioni i rrjeteve sociale apo zhurma publike.

Ai theksoi se vendimmarrja politike duhet të ruajë drejtimin dhe stabilitetin, pavarësisht reagimeve të momentit.

“Ka një përzierje të hatashme ndërkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve, ndërkohë njerëzit që flasin me arsye e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.”

Rama shtoi se qeveria nuk duhet të injorojë kritikat, por as të lejojë që vendimmarrja të ndikohet nga presioni i opinionit në rrjetet sociale apo nga zhurma e momentit.

JU REKOMANDOJMË