Shqiptarët e “bombardojnë” me komente e flamuj kombëtar faqen zyrtare të federatës serbe

Publikuar më:

Zvicra mbrëmë e mposhti Serbinë, duke e eliminuar nga Botërori i dytë radhazi.

Vet helvetikët, siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë të Zvicrës, ndërsa me performancën e tij, Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.

Federata e futbollit e Serbisë publikoi një postim pas ndeshjes, duke shkruar se janë eliminuar nga Botërori.

Nuk munguan komentet e shqiptarëve, të cilët e kanë mbushur me flamuj kuq e zi dhe të Kosovës këtë postim

Linku i faqes së federatës serbe

https://m.facebook.com/FudbalskiSavezSrbije/photos/a.940130919387114/5780102395389918/?type=3&mibextid=Zxz2cZ

JU REKOMANDOJMË