Shoqëria civile i shkruan Senatit amerikan: Mos e lejoni Rusinë dhe Serbinë ta njollosin luftën e UÇK-së dhe tuajën

Zëri qytetar

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Në një kërkesë drejtuar Kryesuesit të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, James E. Risch, si dhe anëtarëve të këtij komisioni, shoqëria civile e Kosovës i ka kërkuar senatorëve amerikanë të votojnë Rezolutë për përkujtimin e luftës së Kosovës për liri dhe zbatimin e sanksioneve CAATSA ndaj Serbisë.


Kërkesa është bërë nga Instituti për Liri dhe Drejtësi si prijës i koalicionit të 18 organizatave kosovare të shoqërisë civile nënshkruese, që janë Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Ekovizioni, Energy Perspective, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve, Sindikata e Pavarur e Minatorëve dhe Punëtorëve të Flotacionit të Trepçës, Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social – ISDI, Organizata Kosovare për Mbrojtjen e Konsumatorëve – Konsumatori, Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Let’s Do It Kosova!, OJQ Access, OJQ Mileniumi i Ri, Organizata për Hulumtime Juridike dhe Sociale – OMNES, Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – iCHAT, Sindikata e Punëtorëve të Sharrcemit, Together Realizing our Joint Ambitions – TROJA dhe Vizionida.

Qëllimi i kësaj kërkese, sipas këtyre organizatave të shoqërisë civile, është shqetësimi lidhur me përpjekjet armiqësore dhe qëllimkëqija të Rusisë dhe Serbisë si përfaqësuese e saj, për njollosjen e luftës së drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

“Në vazhdën e këtyre operacioneve që synojnë të mbulojnë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, me shumë mirësi kërkojmë nga komisioni juaj i nderuar që të prezantojë Rezolutën e Senatit për përkujtimin e viktimave dhe njohjen e luftëtarëve të lirisë në luftën e dhimbshme të Kosovës për të drejtat e saj universale dhe të patjetërsueshme për liri dhe demokraci. Përgjatë dy dekadave të fundit, ne nënshkruesit – shumë prej nesh dëshmitarë të krimeve të kryera nga serbët – kemi promovuar të vërtetën dhe drejtësinë si gurthemel për procesin e pajtimit që do sillte paqe të qëndrueshme dhe përmbushje shpirtërore për viktimat dhe familjet e tyre”, shkruan ndër të tjera në këtë letër të shoqërisë civile për Komisionin e Senatit të SHBA-së për Marrëdhënie të Jashtme.

Aty thuhet se Serbia është trimëruar nga amnistia ndërkombëtare për krimet e saj dhe nga mungesa e sanksioneve ndaj sjelljeve të saj, duke u përballur me një Bashkim Evropian të hutuar dhe me një mungesë të veprimeve të SHBA-së për të mbështetur presionin diplomatik, ku shembull i kësaj është edhe dështimi në vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë në përputhje me dispozitat e Aktit kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA).

“Veprimet dhe përpjekjet qëllimkëqija të Rusisë për ta bërë të qartë që asnjë konflikt ndërkombëtar nuk mund të zgjidhet pa pajtimin dhe përmbushjen e interesave të tyre politike, pasohen nga investimet e mëdha të Serbisë në krijimin e hutimit dhe paqëndrueshmërisë në Kosovë. Fushatat keqinformuese, promovimi dhe zgjedhja e kriminelëve të luftës në pozita të larta, fushatat për akuzimin e UÇK-së dhe NATO-s për krime të luftës, janë vetëm disa nga instrumentet qëllimkëqija të Serbisë. Shembujt e fundit më eklatante të këtij agresioni drejtuar jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe SHBA-së, kanë ndodhur më pak se një muaj më parë, duke filluar me konferencën për shtyp të presidentit serb Vuçiç dhe Ministrit të Jashtëm të Rusisë më 18 qershor, i cili paralajmëroi se çfarëdo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington DC do të kërkonte edhe miratimin e Rusisë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile.

Sipas saj, gjashtë ditë pas injorimit të paralajmërimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) lëshoi një deklarim politik kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se kanë parashtruar një aktakuzë me dhjetë pika në Dhomat e Specializuara për shqyrtim nga Gjykata, ku akuzohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe të tjerët për një gamë të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, duke devijuar kësisoj bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe duke larguar në mënyrë efektive SHBA-në nga roli i saj si ndërmjetësues.

“Deklarata për media e ZPS përmend shkarazi se aktakuza është vetëm akuzim dhe se Gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk kishte vendosur për konfirmimin e këtyre akuzave. Me një deklaratë politike skandaloze, ZPS u shndërrua në asgjë më shumë se një mjet shtesë i fushatës së përbashkët ruse dhe serbe për të falsifikuar të dhënat historike dhe diskualifikuar përpjekjet e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë të padrejtë, Dhomat e Specializuara janë krijuar si rezultat i fushatës ruse për të rihetuar pretendimet për të cilat udhëheqësit e UÇK-së tashmë ishin liruar pas aktakuzave të panumërta dhe rasteve gjyqësore para TPNJ, si dhe para gjykatave të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare. Si një vend që kërkon të ardhmen e tij bazuar në vlerat amerikane të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë, Kosova dhe populli i saj kanë bashkëpunuar dhe duruar më shumë se dy dekada të përndjekjes së padrejtë në emër të ndjekjes penale, duke u përballur edhe me ndjekje penale të dyfishtë, trefishtë dhe katërfishtë për të njëjtën vepër”, thuhet më tej në letër.

Shoqëria civile e Kosovës në argumentet e saj dërguar Senatit Amerikan thekson se përkundër që Serbia dërgoi më shumë se 50 mijë burra të armatosur për të kryer gjenocid dhe përdhunime masive në Kosovë dhe jo e kundërta, numri i aktakuzave të pretenduara të ngritura për krime lufte kundër ish-luftëtarëve të lirisë të UÇK-së është pothuajse trefish më i lartë se numri i rasteve të ngritura nga Gjykatat Ndërkombëtare kundër pjesëtarëve të forcave serbe.

“As 21 vjet pas luftës në Kosovë, më shumë se shtatë dekada pasi Serbia e shpalli veten vendi i dytë evropian “judenfrei”, Serbia kurrë nuk kaloi përmes një procesi të denazifikimit dhe drejtësisë tranzicionale për të sjellë kriminelët e saj para drejtësisë dhe për të siguruar një përmbushje shpirtërore për viktimat e tyre shqiptarë, boshnjakë, kroatë, hebre dhe rom. Besojmë se drejtësia dhe historia shkojnë paralelisht, ashtu siç qëndrojnë së bashku mbi hyrjen lindore për në Senatin e SHBA-së dhe i lutemi komisionit tuaj të angazhohet për çështjen tonë duke i pasur parasysh të dyja këto”, thuhet në letrën e shoqërisë civile të dërguar nga Senton Kaçaniku si kryesues i Institutit për Liri dhe Drejtësi në emër të organizatave kosovare të shoqërisë civile nënshkruese.

“Është e qartë se Serbia ka qenë e përfshirë në agjendën qëllimkeqe të Rusisë dhe kjo u demonstrua publikisht gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Vuçiqit dhe Lavrovit, ku ky i fundit foli për angazhimin e Rusisë për t’i mbrojtur interesat e Serbisë, e cila sipas Rusisë luan “rol të rëndësishëm dhe pozitiv” në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Përderisa Rusia demonstron publikisht mbështetjen e saj për interesat e Serbisë, ndërkohë vazhdon ta mbulojë një të kaluar të keqe gjenocidale, ne besojmë se është koha që Shtetet e Bashkuara të përgjigjen në përputhje me rrethanat në mbështetje të aleatit të saj më besnik në botë, Republikës së Kosovës. Besojmë se është koha të merret një qëndrim i qartë kundër fushatave dezinformuese ruse dhe serbe përmes një rezolute bipartizane të Senatit, që përkujton 21-vjetorin e luftës së Kosovës dhe trashëgiminë e viktimave të saj në rrugën e Kosovës drejtë lirisë dhe demokracisë. Nga mbi 13 mijë njerëz që vdiqën gjatë luftës së Kosovës, të paktën 10.334 ishin civilë, 84% e tyre ishin shqiptarë kosovarë të vrarë nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë. 20.400 gra, fëmijë dhe burra shqiptarë kosovarë të tjerë u dhunuan nga këto formacione serbe përmes përdorimit të organizuar të përdhunimit si mjet lufte, i sponsorizuar nga shteti serb. Njëzet e një vjet më vonë, një rezolutë bipartizane e Senatit do të nderonte jetën dhe trashëgiminë e viktimave, luftëtarëve të lirisë dhe të të gjithë atyre që luftuan për të thënë të vërtetën përkundër një fushate mbulimi ruse dhe serbe tash e dy dekada. Një rezolutë e tillë do të dënonte përpjekjet e qeverisë serbe dhe asaj ruse, si dhe të aleatëve të tyre, për të përhapur dezinformata në lidhje me historinë e luftës së Kosovës dhe për të dëmtuar qëllimin e përbashkët të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës për paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Besojmë se është shumë e rëndësishme që drejtësia të shkojë në vend dhe hapi i parë drejt kësaj është heqja e amnistisë ndërkombëtare për krimet e Serbisë, zbatimi i sanksioneve të CAATSA dhe prezantimi i një rezolute, e cila përcakton faktet dhe hedhë poshtë narracionin e rremë ku Serbia përpiqet të paraqesë veten si viktimë e luftërave që vetë ajo i filloi kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës”, vazhdon letra drejtuar senatit amerikan.

Kjo letër e shoqërisë civile dërguar Senatit Amerikan përfundon duke vlerësuar lart lidershipin e vazhdueshëm të senatorëve amerikanë për ndërmarrjen e veprimeve kundër mizorive dhe gjenocidit, duke kërkuar nga Seanti Amerikan që të nxisin mbështetje bipartizane për Kosovën, e cila ka ekzistuar historikisht.

“Shpresat tona qëndrojnë tek konsensusi historik bipartizan në Shtetet e Bashkuara sa herë që në pyetje ka qenë Kosova”, përfundon letra e nënshkruar nga 18 organizata të shoqërisë civile në Kosovë.

- Reklama -

Të fundit

Kosovarja nën 16 vjeç lind fëmijë në QKUK, babai iku

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një vajzë nën 16 vjeç. Sipas raportit të Policisë e mitura është nga...

Lajme të tjera